| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
Ceremonia filloi me një minutë heshtje dhe me intonimin e himnit kombëtar të Türkiyes.
Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë / AA
2 orë më parë

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua një ceremoni me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë.

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e ambasadës së Türkiyes në Shkup, nën kujdesin e ambasadorit turk në Shkup, Fatih Ulusoy, morën pjesë punonjës të ambasadës si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje dhe me intonimin e himnit kombëtar të Türkiyes. Atasheu ushtarak i Ambasadës në Shkup, koloneli Recai Yilmaz, në fjalën e tij rikujtoi se sot shënohet përvjetori i një fitoreje epike, kur më 18 mars 1915 ushtria e lavdishme turke i tregoi mbarë botës se Çanakalaja është e pakalueshme.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite, Yilmaz tha: “Kjo fitore, e arritur me sakrificat e jashtëzakonshme të bijve heroikë të kombit tonë, pavarësisht mungesave dhe pamundësive, i dha frymëzim luftës sonë kombëtare dhe u bë një pikë shumë e rëndësishme në rrugën drejt themelimit të Republikës së Türkiyes”.

Ai shtoi se niveli që Türkiye ka arritur sot është rezultat i dëshmorëve dhe veteranëve heroikë që kanë rënë në Çanakala, në Luftën e Pavarësisë, në Kore, në Qipro, në luftën kundër terrorizmit dhe në operacionet ndërkufitare.

Pas fjalimeve, këshilltari për Shërbimet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, Mustafa Bodur, bëri lutje për dëshmorët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë