Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përfundimin me sukses të operacionit humanitar në solidaritet me popullin e Gazës.
Njoftimin në fjalë e ka publikuar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar të rrjetit social X, ku u shpreh se “ndihmat humanitare të Kosovës për popullin e Gazës ka nisur zyrtarisht nga porti i Mersinit në Türkiyes”.
“Ndihma përfshin tenda, furnizime ushqimore, batanije si dhe 158.000 vakte ushqimi të ngrohta për civilët në nevojë. Edhe pse vendimi ishte marrë që në janar, zbatimi i tij u bë i mundur pas marrëveshjes së fundit të paqes të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump”, shkruan Kurti.
Mes tjerash ai shprehu mirënjohje ndaj Republikës së Türkiyes e cila mundësoi bashkëpunimin e duhur për përmbushjen e operacionit:
“Kjo pasqyron përkushtimin e Kosovës ndaj solidaritetit ndërkombëtar dhe shpresën për të lehtësuar vuajtjet dhe për të mbështetur përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj Republikës së Türkiyes dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e këtij operacioni humanitar”, shtoi Kurti.























