| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa
Pamjet nga Kudsi i Vjetër treguan radhë të gjata besimtarësh dhe një prani të shtuar në kompleksin e shenjtë, teksa shumë myslimanë u panë duke u falur dhe duke kaluar mbrëmjen në hapësirat e xhamisë.
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa / AA
2 orë më parë

Besimtarët muslimanë u mblodhën në oborrin Haram al-Sharif për ta falur namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qindra besimtarë morën pjesë në faljen e teravisë, duke krijuar një atmosferë shpirtërore në një nga vendet më të shenjta të myslimanëve.

Pamjet nga Qyteti i Vjetër i Kudsit treguan radhë të gjata besimtarësh dhe një prani të shtuar në kompleksin e shenjtë, teksa shumë muslimanë u panë duke u falur dhe duke kaluar mbrëmjen në hapësirat e xhamisë.

Derisa disa vende mbështeten në vëzhgimin lokal të hënës, disa të tjera përdorin llogaritje astronomike për të përcaktuar fillimin e muajit, veçanërisht kur të dhënat shkencore konfirmojnë pamundësinë e vëzhgimit vizual.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë