| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye shet 1.7 milionë shtëpi në vitin 2025
Sipas kombësisë, numri më i lartë i blerjeve u bë nga qytetarët rusë me 3,649 shtëpi, të ndjekur nga iranianët me 1,878 dhe ukrainasit me 1,541.
Türkiye shet 1.7 milionë shtëpi në vitin 2025
Türkiye shet 1.7 milionë shtëpi në vitin 2025 / AA
20 Janar 2026

Rreth 1.7 milion shtëpi u shitën në Türkiye vitin e kaluar, njoftoi të martën Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Numri i shitjeve të shtëpive u rrit me 14.3 për qind nga viti në vit, sipas shifrave zyrtare.

Stambolli zinte pjesën më të madhe me 280,262 njësi të shitura, i ndjekur nga kryeqyteti Ankara me 152.534 dhe qyteti i Egjeut, Izmiri, me 96.998.

Shitjet e shtëpive të financuara përmes kredive hipotekare arritën në 236.668 në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 49.3 për qind krahasuar me vitin 2024.

Nga totali, 540.786 ishin shtëpi të ndërtuara rishtas, ndërsa 1.15 milion ishin prona të dorës së dytë.

Shitjet për blerësit e huaj arritën në 21.535 njësi vitin e kaluar, duke shënuar një rënie prej 9.4 për qind nga viti në vit. 

Sipas kombësisë, numri më i lartë i blerjeve u bë nga qytetarët rusë me 3.649 shtëpi, të ndjekur nga iranianët me 1.878 dhe ukrainasit me 1.541.

Vetëm në dhjetor, u shitën 254.777 shtëpi në të gjithë vendin, duke përfaqësuar një rritje vjetore prej 19.8 për qind.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë