Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi sot takime me disa udhëheqës botërorë në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat.
Sipas postimeve nga Presidenca turke në rrjetin social amerikan X, Erdoğan ka zhvilluar takime kokë më kokë presidentin rus Vlladimir Putin, kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe presidentin turkmen Serdar Berdimuhammedov.
Erdogan gjithashtu bisedoi me presidentin iranian Masoud Pezeshkian para sesionit të fotografisë familjare.
Takimet u mbajtën si pjesë e angazhimeve diplomatike të presidentit Erdoğan në margjinat e forumit, i cili po mbahet pas deklaratës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që shpalli vitin 2025 si "Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit" dhe për të shënuar 30-vjetorin e statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit.




















