| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti konfirmoi të enjten se emgiratët e parë tashmë kanë mbërritur në vend ndërsa shtoi se marrëveshja parasheh pritjen e deri në 50 personave.
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja / AA
12 Dhjetor 2025

Kosova ka nisur zbatimin e marrëveshjes me ShBA-në për pranimin e përkohshëm të emigrantëve që dëbohen nga ShBA-ja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti konfirmoi të enjten se emgiratët e parë tashmë kanë mbërritur në vend ndërsa shtoi se marrëveshja parasheh pritjen e deri në 50 personave.

“Po i pranojmë edhe ata të cilët ShBA-ja nuk i do në territorin e tyre, nëse s’gaboj njëri prej tyre ose dy janë këtu, kemi pranuar që ti pranojmë 50”, tha kryeministri Albin Kurti në intervisën për Kanal10 teksa fliste për marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

Qeveria e Kosovës muaj më parë iu përgjigj pozitivisht kërkesës së ShBA-së që të prranoj zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.

Përveç kësaj marrëveshjeje me ShBA-ja, Kosova ka ratifikuar edhe një pakt me Danimarkën që lejon transferimin e të burgosurve të huaj të dënuar në atë vend, të cilët do t’i kryejnë dënimet në një institucion korrektues në Kosovë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë