| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Vriten 4 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë nga sulmet ShBA-Izrael
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i IRGC-së, sekretari i Këshillit të Mbrojtjes dhe ministri i Mbrojtjes dhe i Logjistikës së Forcave të Armatosura u shënjestruan teksa merrnin pjesë në një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes.
Vriten 4 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë nga sulmet ShBA-Izrael
Vriten 4 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë nga sulmet ShBA-Izrael / TRT Balkan
13 orë më parë

Forcat e armatosura të Iranit kanë njoftuar se katër zyrtarë të lartë ushtarakë janë vrarë në sulmet amerikano-izraelite ndaj vendit, të cilat nisën një ditë më parë.

Siç raporton agjencia e lajmeve Fars, zyrtarët u shënjestruan teksa merrnin pjesë në një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes.

Ata thanë se të vrarët në sulme janë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Abdolrahim Mousavi, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mohammad Pakpour, sekretari i Këshillit të Mbrojtjes, Ali Shamkhani dhe ministri i Mbrojtjes dhe i Logjistikës së Forcave të Armatosura, Aziz Nasirzadeh.

Ushtria tha se emrat e komandantëve të tjerë të vrarë do të bëhen të ditur më vonë.

Më herët, autoritetet iraniane kishin konfirmuar vdekjen e Shamkhanit dhe Pakpourit. Përveç komandantëve të lartë, u konfirmua edhe vrasja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Khamenei. Është shpallur një periudhë zie 40-ditore dhe është emëruar një këshill i përkohshëm deri në zgjedhjen e pasardhësit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë