Pala mbrojtëse e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do t’i jep sot fjalët përfundimtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse pasi gjatë dy ditëve të kaluar këtë të drejtë e ushtruar prokuroria dhe pala mbrojtëse e viktimave.
Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënimin me burg me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së.
Për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim kanë reaguar liderët e vendit por edhe të rajonit, duke thënë se kjo nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar e po ashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë.
Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës se ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t'i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara.
Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.



















