| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Vengu pret homologun belg: Fokusi në zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes
Në kuadër të takimit, kryediplomatët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e mbrojtjes, me theks të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Vengu pret homologun belg: Fokusi në zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes
Vengu pret homologun belg: Fokusi në zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes / Pirro Vengu/ Facebook
20 Janar 2026

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, priti sot në takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Në kuadër të takimit, kryediplomatët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e mbrojtjes, me theks të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Ministri Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në NATO, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike.  

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Gjatë takimit u rikonfirmua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë