| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Kryediplomati i Kubës akuzon ShBA-në për agresion, zotohet për rezistencë të vazhdueshme
Rodriguez tha se ShBA-ja ka "përdorur forcën dhe agresionin kundër Kubës tashmë për 67 vjet", duke shtuar se ShBA-ja kërkon ta "impononojë vullnetin e saj mbi të drejtat e shteteve sovrane".
Kryediplomati i Kubës akuzon ShBA-në për agresion, zotohet për rezistencë të vazhdueshme
Kryediplomati i Kubës akuzon ShBA-në për agresion, zotohet për rezistencë të vazhdueshme / Reuters
10 Janar 2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Kubës, Bruno Rodriguez, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbrojë sovranitetin e saj kundër presionit të ShBA-së, duke e akuzuar Uashingtonin se ka përdorur “forcën dhe agresionin” për më shumë se gjashtë dekada.

Rodriguez në X tha se ShBA-ja ka "përdorur forcën dhe agresionin kundër Kubës tashmë për 67 vjet", duke shtuar se ShBA-ja kërkon ta "impononojë vullnetin e tyre mbi të drejtat e shteteve sovrane".

Ai e përshkroi fuqinë e ShBA-së si të rrënjosur në "fuqinë e saj të madhe ushtarake dhe dimensionet e ekonomisë së saj", së bashku me atë që ai e quajti "një përvojë të gjerë në agresione dhe krime".

“Në të kundërtën, nga ana jonë ka arsye, Ligji Ndërkombëtar dhe fryma patriotike e një populli të tërë”, shtoi ai.

Ai theksoi se kubanezët nuk do ta dorëzojnë sovranitetin e tyre, duke shtuar: "Ne kubanezët nuk jemi të gatshëm ta shesim vendin tonë ose t'u nënshtrohemi kërcënimeve dhe shantazhit".

Ai shtoi se Havana nuk do të heqë dorë nga "prerogativa e saj e patjetërsueshme", me të cilën ata po ndërtojnë "fatin e tyre, në paqe me pjesën tjetër të botës".

"Ne do ta mbrojmë Kubën. Ata që na njohin janë të vetëdijshëm se ky është një angazhim i vendosur, kategorik dhe i demonstruar", theksoi Rodriguez.

Më 5 janar, Rodriguez i bëri thirrje Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve që ta mbrojnë së bashku pavarësinë dhe sovranitetin e rajonit kundër kërcënimit të shkaktuar nga ndërhyrja e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e përmendi Kubën midis objektivave të mundshëm të administratës së tij, duke theksuar më 7 janar se kombi i Karaibeve është gati të bjerë".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Macron: Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit janë “jashtë kornizës së së drejtës ndërkombëtare”
CENTCOM-i: Mbi 50 mijë trupa amerikane të përfshira në sulmet ShBA–Izrael kundër Iranit
Kryediplomati iranian: Sekretari Rubio "pranoi" se ShBA-ja hyri në luftë për Izraelin
Trump i dorëzon Kongresit njoftimin për kompetencat e luftës lidhur me sulmet ndaj Iranit
BE-ja rrit monitorimin e energjisë dhe vigjilencën e sigurisë
Sulmi ndaj Iranit, partia qeverisëse turke paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonale
Presidenti turk dhe shefi i NATO-s diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale
Erdoğan dënon vuajtjet e civilëve në Iran, bën thirrje për armëpushim
Ministri i Jashtëm turk diskuton çështjet rajonale me homologët nga Franca dhe Azerbajxhani
Belgjika: Sulmi ShBA-Izrael ndaj Iranit nuk i përmbush standardet e së drejtës ndërkombëtare
Zyrtar i lartë iranian: Irani nuk do të negociojë me ShBA-në
Trump: Sulmet ndaj Iranit do të zgjasin “katër deri në pesë javë”
Katari dhe Kuvajti interceptojnë sulmet ajrore të Iranit
Emiratet e Bashkuara Arabe: Janë rrëzuar 132 raketa dhe kapur 195 dronë iranianë
Erdoğan dhe Trump diskutojnë zhvillimet e fundit në Iran dhe në Gjirin Persik
Irani hedh poshtë pretendimet për vrasjen e Khameneit
Trump njofton vdekjen e liderit suprem të Iranit
ShBA-ja u bën thirrje anijeve të shmangin Ngushticën e Hormuzit dhe ujërat përreth
BE-ja do të mbajë bisedime urgjente për Iranin
Erdoğan: Lindja e Mesme rrezikon të futet në një rreth zjarri