| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri Rama: Deri në vitin 2030 bëhemi eksportues të energjisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për parkun e energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, 600 MW.
Kryeministri Rama: Deri në vitin 2030 bëhemi eksportues të energjisë
Kryeministri Rama: Deri në vitin 2030 bëhemi eksportues të energjisë / AA
12 Janar 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sot kanë një portofol të energjisë që ka nisur të diversifikohet dhe sipas tij deri në vitin 2030 bëhen eksportues të energjisë.

Rama ishte i pranishëm në prezantimin e projekti për parkun e energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, 600 MW.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet Rama tha se edhe ky investim shkon në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

Sipas tij, Shqipëria është vendi i duhur për të gjithë investitorët për të shërbyer si pikënisje e investimeve madhore që i tejkalojnë kufijtë e vendit.

"Sot ne kemi një portofol që ka nisur të diversifikohet, pra të balancohet ku uji sigurisht do të mbetet burimi kryesor i prodhimit, por ku energjia e diellit dhe e erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade, pra në 'Shqipërinë 2030', do të jetë 30 për qind dhe me këtë 30 përqindësh, ne do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe çdo gjë që do të prodhojmë përtej nevojave tona, do ta eksportojmë, gjë që do të thotë, jo më para të hedhura jashtë vendit për të blerë energji, por energji e shitur jashtë vendit për të sjellë më shumë të ardhura për ekonominë, për familjet dhe për të nesërmen e vendit tonë", tha Rama.

Ai theksoi ndër të tjera se sektori energjetik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare dhe sipas tij i një pranie masive të kompanive me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar në pjesëmarrjen në këto gara.

Parku në fjalë konsiderohet nga Qeveria e Shqipërisë si një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë