| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Gaza: Izraelitët vrasin 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë
Avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërsa njësitë e artilerisë izraelite shënjestruan zonën përreth apartamentit Jasir në Khan Younis në jug.
Gaza: Izraelitët vrasin 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë
Gaza: Izraelitët vrasin 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.     /Foto: AA / AA
30 Janar 2024

Të paktën 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie në lagjen Sabra në Gaza.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon në burimet lokale në rajon, mësohet se ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e familjes Maduh në lagjen Sabra.

Në sulm humbën jetën të paktën 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe shumë të tjerë u plagosën.

Më tej, theksohet se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ndërsa njësitë e artilerisë izraelite shënjestruan zonën përreth apartamentit Jasir në Khan Younis në jug.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë