| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
"Aneksimi i Grenlandës mund t'i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë"
Marrja e Grenlandës mund t'i kushtojë më shumë se 700 miliardë dollarë presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe administratës së tij, thanë tre burime, sipas NBC News.
"Aneksimi i Grenlandës mund t'i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë"
"Aneksimi i Grenlandës mund t'i kushtojë ShBA-së mbi 700 miliardë dollarë" / AA
15 Janar 2026

Marrja e Grenlandës mund t'i kushtojë më shumë se 700 miliardë dollarë presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe administratës së tij, thanë tri burime, sipas NBC News.

Shuma korrespondon me më shumë se gjysmën e buxhetit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes, por, pavarësisht kritikave, Trumpi ka treguar vendosmëri në vendimin e tij, duke thënë se ShBA-ja do ta ketë ishullin prej 800 mijë miljesh katrorë "në një mënyrë ose në një tjetër", raportoi NBC News të mërkurën.

Dëshira e Trumpit për ta "zotëruar" tokën vjen nga një shqetësim se banorët mund të kërkojnë pavarësi. Disa ekspertë dhe ish-zyrtarë amerikanë paralajmërojnë se nëse banorët e Grenlandës veprojnë sipas dëshirës së tyre, vija bregdetare e ishullit mund të bjerë nën kontrollin e Rusisë ose Kinës.

"Grenlanda nuk dëshiron të jetë në pronësi, e qeverisur ose pjesë e ShBA-së", tha ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, pas mbërritjes së saj të martën në Uashington për t'u takuar me zëvendëspresidentin e ShBA-së JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Zona strehon një prani të vogël ushtarake amerikane në bazën hapësinore Pituffik dhe historikisht ka qenë e hapur për të pritur asete shtesë ushtarake ose negociata në lidhje me burimet e saj të vlefshme, të tilla si mineralet e rralla të tokës.

Megjithatë, kohët e fundit, retorika e Trumpit ka ndryshuar ndjeshëm dhe deklaratat e tij tani po merren më seriozisht brenda administratës së tij dhe nga aleatët e ShBA-së. Një qasje më pak e kushtueshme mund të përfshijë një marrëveshje ku Uashingtoni ofron ndihmë financiare në këmbim të ruajtjes së një pranie sigurie.

Por, Trumpi ka shprehur vazhdimisht dëshirën që ShBA-ja të ketë kontroll më të madh mbi ishullin, duke e krahasuar atë me zotërimin e pronës në vend të dhënies së saj me qira.


Eksploro
Shkencëtari fitues i Çmimit Nobel, James Watson, i fotografuar me disa gra në shtëpinë e Epsteinit
Zyrtari i lartë ushtarak rus pranon se terminalet Starlink janë çaktivizuar për dy javë
Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Trumpit
Türkiye-Etiopi shënojnë një shekull marrëdhëniesh diplomatike me panel në Addis Ababa
Zv/presidenti i ShBA-së: Bisedimet me Iranin shkuan mirë “në disa mënyra”
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
Spanja nis hetim ndaj X, Meta dhe TikTok për përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve të bëra me IA
Myslimanët në Türkiye, Oman, Singapor dhe Australi do të nisin agjërimin të enjten
Presidenti sirian, Al-Sharaa: Sfidat ishin të mëdha pas hyrjes në Damask
I dënuar për krime seksuale: A ishte Jeffrey Epstein gjithashtu spiun i Mossad-it?
Shumë figura publike izraelite kundër ligjit për dënim me vdekje të palestinezëve
Reporteri i Anadolus mes tre të plagosurve nga shpërthimi i një mine në Siri
Türkiye dhe 7 vende të tjera dënojnë vendimin e Izraelit për "tokë shtetërore" në Bregun Perëndimor
BE-ja dhe blloku Indo-Paqësor synojnë aleancë të madhe ekonomike mes tarifave të ShBA-së
Gjykata zvicerane kufizon mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit me status të mëparshëm në BE
Sekretari amerikan Rubio: Marrëveshja me Iranin nuk është e lehtë
Rusia do të diskutojë çështjet territoriale me Ukrainën në negociatat në Gjenevë
Epsteini ndihmoi pionierin e IA-së në sigurimin e fondeve nga Hong Kongu
Franca në gatishmëri për shkak të rrezikut nga përmbytjet