| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Eksportet e Türkiyes në rajonin e Ballkanit arritën në 25.3 miliardë dollarë vitin e kaluar
Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të Ballkanit u rritën me 8.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 25.3 miliardë dollarë.
Eksportet e Türkiyes në rajonin e Ballkanit arritën në 25.3 miliardë dollarë vitin e kaluar
Eksportet e Türkiyes në rajonin e Ballkanit arritën në 25.3 miliardë dollarë vitin e kaluar / AA
16 Janar 2026

Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të Ballkanit u rritën me 8.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 25.258 miliardë dollarë, me Rumaninë si destinacionin kryesor me 7.9054 miliardë dollarë.

Ndërsa politikat mbrojtëse po intensifikohen në tregtinë globale dhe vendet po hyjnë në një periudhë sfiduese në marrëdhëniet e tyre tregtare, Türkiye po rrit integrimin e saj me vendet në afërsi të saj të menjëhershme dhe po i çon eksportet e saj në nivele më të larta.

Marrëdhëniet afatgjata midis Türkiyes dhe vendeve të Ballkanit mbështeten nga programet e delegacioneve dhe takimet e tryezës së rrumbullakët ku marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të biznesit dhe këto kontakte kanë ndikuar pozitivisht në eksportet e Türkiyes në rajonin e Ballkanit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Këshillit të Eksportuesve të Türkiyes (TIM), në vitin 2025 në rajonin e Ballkanit, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë, u realizuan gjithsej 25.258 miliardë dollarë eksporte.

Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën me 8.1 për qind gjatë gjithë vitit, ndërkohë me Rumaninë janë realizuar eksportet më të larta midis vendeve në rajon, duke arritur në total 7.9054 miliardë dollarë.

Rumania u pasua nga Bullgaria me 4.6994 miliardë dollarë, Greqia me 3.4734 miliardë dollarë, Sllovenia me 3.1926 miliardë dollarë dhe Serbia me 2.011 miliardë dollarë.

Gjatë së njëjtës periudhë, eksportet në Kosovë arritën në 882.9 milionë dollarë, në Shqipëri 819.8 milionë dollarë, në Bosnjë e Hercegovinë 741.6 milionë dollarë, në Kroaci 732.7 milionë dollarë, në Maqedoninë e Veriut 635.7 milionë dollarë dhe në Mal të Zi 162.9 milionë dollarë.

Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën në 10 vende

Në vitin 2025, midis vendeve të Ballkanit, Sllovenia krahasuar me vitin 2024 shënoi rritjen më të madhe të eksporteve të bazuara në vlerë, me 692.9 milionë dollarë. Ajo pasohet nga Rumania me 378.1 milionë dollarë, Bullgaria me 300.6 milionë dollarë, Serbia me 228.9 milionë dollarë, Greqia me 149.4 milionë dollarë, Kosova me 91.8 milionë dollarë, Kroacia me 89.6 milionë dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 29.5 milionë dollarë, Maqedonia e Veriut me 14.1 milionë dollarë dhe Mali i Zi me 7 milionë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet në Shqipëri u ulën me 98.7 milionë dollarë.

Eksportet e Istambulit në Ballkan tejkaluan 10 miliardë dollarë

Duke parë shpërndarjen e eksporteve në vendet e Ballkanit sipas provincave, shihet se eksportet e Istanbulit në këtë rajon arritën në 10 miliardë e 185.7 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, eksportet totale të kryera nga Istanbuli arritën në 95.2 miliardë dollarë dhe eksportet e kreyera drejt vendeve të Ballkanit nga Isyanbuli u përllogaritën 10.7 për qind të këtij totali.

Sektori industrial kryeson në eksporte

Sektori industrial spikati në eksportet në rajonin e Ballkanit vitin e kaluar. Nën shtrukturën e grupit industrial, industria automotive ishte sektori që eksportoi më shumë në rajon, me 5.044 miliardë dollarë.

Industria automotive u pasua nga kimikatet dhe produktet kimike me 4.271 miliardë dollarë, hekuri dhe metalet jo-ngjyra me 2.089 miliardë dollarë, elektrike dhe elektronike me 1.5713 miliardë dollarë dhe mobilje, letër dhe produkte pyjore me 1.01 miliardë dollarë.

Eksploro
Türkiye: NATO neutralizoi në hapësirën ajrore turke një municion balistik të shkrepur nga Irani
Türkiye rrit diplomacinë për të ndalur luftën ShBA-Izrael ndaj Iranit, kërkon rikthim në bisedime
Zonja e Parë e Türkiyes: Çmimi i paqes për kreun e OKB-së do të rrisë shpresat për paqe
Presidenti turk shënon përvjetorin e miratimit të himnit kombëtar
Presidenti turk pret shefin e OKB-së në Ankara, i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes
Presidenti Erdoğan pret në takim ministrin e Jashtëm gjerman, Wadephul
Kryediplomati turk: ​​Ankaraja kundërshton çdo plan që synon të provokojë luftë civile në Iran
Türkiye: Veprimet e Greqisë mbi statusin e ishujve shkelin traktatet dhe dëmtojnë fqinjësinë
Eksperti turk: Mbështetja e NATO-s për Türkiyen, test mbi Aleancën mes tensioneve në Lindjen e Mesme
Erdoğani për krizën në Iran: Türkiye është në anën e paqes
Kryediplomati turk dhe ajo austriake diskutojnë zhvillimet rajonale
Türkiye synon të ndalojë plastikën njëpërdorimëshe sipas planit të ri për ekonominë
Kryediplomati turk do të presë në takim homologun gjerman
Erdoğani bën thirrje për përfundimin e luftës ShBA-Izrael kundër Iranit para përshkallëzimit të saj
Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologun italian mbi konfliktin në Lindjen e Mesme
Erdoğan: Türkiye është një vend shembull ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë
Türkiye promovon fuqizimin e grave dhe lidershipin gjinor në ngjarjen e OKB-së në Nju Jork
Shefi i OKB-së pritet të nisë një “vizitë solidariteti për muajin e Ramazanit” në Türkiye
Kryediplomati turk homologut iranian: Shkelja e hapësirës ajrore të Türkiyes është e papranueshme
Erdoğan: Izraeli po përfiton nga zhvendosja e fokusit global për të sabotuar zgjidhjen me dy shtete