| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Grupi Detar Turk trajnon studentët e Akademisë Detare të Libisë
“Studentëve iu dorëzuan certifikata pas përfundimit të trajnimit”, njofton ministria.
Grupi Detar Turk trajnon studentët e Akademisë Detare të Libisë
Grupi Detar Turk trajnon studentët e Akademisë Detare të Libisë / َAA
 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi të shtunën se studentët e Akademisë Detare të Libisë morën trajnim praktik në port, në bordin e fregatës TCG Turgutreis të Marinës Turke, e cila shërben në kuadër të Grupit Detar Turk.

“Nën koordinimin e Komandës së Qendrës së Përbashkët të Trajnimit Detar në Homs, u zhvilluan seanca trajnimi praktik për studentët e Akademisë Detare të Libisë në bordin e fregatës TCG Turgutreis, e cila shërben në kuadër të Grupit Detar Turk. Studentëve iu dorëzuan certifikata pas përfundimit të trajnimit”, njoftoi ministria në NSosyal.

Postimi përfshinte edhe fotografi nga trajnimi.

Marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Türkiyes dhe Libisë, e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, u botua të mërkurën në Gazetën Zyrtare të Libisë, së bashku me hartën dhe koordinatat gjeografike të saj.

Marrëveshja u miratua përmes ligjit nr. 8 të vitit 2026, të botuar në numrin 17 të Gazetës Zyrtare të parlamentit libian. Ligji ratifikon memorandumin e mirëkuptimit të vitit 2019 për përcaktimin e kufijve të zonave të juridiksionit detar në Mesdhe, të nënshkruar nga Türkiye dhe Qeveria e atëhershme e Pajtimit Kombëtar e Libisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë