| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi nga Brukseli se hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian bëhet në një kohë rekord vetëm 12 muaj.
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord / AA
17 Nëntor 2025

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroinga Brukseli se hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian bëhet në një kohë rekord vetëm 12 muaj.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë ishin Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, vend i cili mban Presidencën e radhës të BE-së.

Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në  u hapën negociatat mbi grupkapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grupkapitulli i fundit i negociatave që Shqipëria hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë