| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, mbi 28 për qind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00
“Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 572.726 votues apo 28,65 për qind. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishin votuar 28,82 për qind apo 558.246 votues”, tha Radoniqi.
Kosovë, mbi 28 për qind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00
Kosovë, mbi 28 për qind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00 / TRT Balkan
28 Dhjetor 2025

Mbi 570 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 15:00 sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Anadolu. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se 572.726 persona apo 28,65 për qind nga totali i listës së personave me të drejtë vote, votuan deri në këtë kohë.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 572.726 votues apo 28,65 për qind. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishin votuar 28,82 për qind apo 558.246 votues”, tha Radoniqi. Sipas Radoniqit, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa qendra votimi në komuna të ndryshme, por që janë tejkaluar në kohë të shkurtër.

Tutje, ai tha se nuk është raportuar asnjë problem apo parregullsi serioze nga qendrat e votimit e cila do ta cenonte procesin zgjedhor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë