BOTA
1 minuta leximi
Flamuri palestinez ngritët në 21 bashki në Francë, pavarësisht ndalimit
Bashkitë ku u ngrit flamuri përfshijnë Nantes, Stains dhe Saint-Denis.
Flamuri palestinez ngritët në 21 bashki në Francë, pavarësisht ndalimit
Flamuri palestinez ngrihet në 21 bashki në Francë, pavarësisht ndalimit / TRT Balkan
8 orë më parë

Ndërsa Franca përgatitet ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës të hënën, 21 bashki në gjithë vendin ngritën flamurin palestinez, në shkelje të një ndalimi qeveritar.

Ministria e Brendshme franceze raportoi se 21 nga 34.875 komunat kishin shfaqur flamurin, pavarësisht udhëzimeve të qarta për prefektët për të parandaluar ngritjen e flamujve palestinezë në godinat e bashkive dhe ndërtesat publike, sipas transmetuesit BFM TV.

Bashkitë ku u ngrit flamuri përfshijnë Nantes, Stains dhe Saint-Denis.

Raportohet se bashki të tjera planifikonin ta ngrinin flamurin më vonë gjatë mbrëmjes.

Të dielën, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njoftuan njohjen e Palestinës, duke e çuar numrin e shteteve anëtare të OKB-së që kanë marrë këtë hap në 153 nga 193.

Njëmbëdhjetë vende, përfshirë Maltën, Luksemburgun, Francën, Belgjikën dhe Armeninë, gjithashtu kanë sinjalizuar planet për të njohur shtetin e Palestinës gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë do të mblidhen në New York të hënën për diskutime në nivel të lartë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë