Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërriti të dielën në Nju Jork në një vizitë që mediat shtetërore e quajtën “historike”, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo është hera e parë që nga viti 1967 që një kreu shteti sirian merr pjesë në këtë mbledhje vjetore, raportoi agjencia zyrtare Siriane Arabe e Lajmeve (SANA).
SANA njoftoi se Al-Sharaa kryeson delegacionin zyrtar të përbërë nga disa ministra dhe zyrtarë të lartë në takimet e nivelit të lartë në selinë e OKB-së.
Presidenca e Sirisë bëri të ditur në rrjetin social X, se gjatë vizitës Al-Sharaa u takua me një grup emigrantësh sirianë në ShBA.
Ai theksoi “rëndësinë e rolit të tyre në përcjelljen e imazhit të vërtetë të Republikës Arabe Siriane” dhe shprehu “mirënjohje për përpjekjet e tyre të sinqerta në shërbim të atdheut”.