Është rritur në 72.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.
Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi më 10 tetor.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.
Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë trupi i pajetë i një palestinezi dhe e 3 të plagosurve të tjerë.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 633 palestinezë dhe janë plagosur 1.703 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 753 palestinezëve.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.117 ndërsa numri i të plagosurve në 171.801.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.


















