Fëmijët në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet e Izraelit, mbledhin plastikë dhe drunj në mesin e grumbujve të mbeturinave për të mbështetur familjet e tyre.
Të privuar nga nevojat themelore si strehimi, ushqimi dhe uji i pastër, palestinezët në Rripin e Gazës, nën bllokadën dhe sulmet izraelite, po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira jetese.
Fëmijët që jetojnë në qytetin Deir al-Balah të Gazës, mbledhin plastikë dhe drunj nga grumbujt e mbeturinave për të mbështetur familjet e tyre dhe për të përmbushur nevojat e tyre themelore.
Izraeli ka mbyllur kalimet e Rripit të Gazës që nga 2 marsi, duke penguar hyrjen e kamionëve me ushqim dhe ndihma pavarësisht qindrave që presin në kufi. Ky veprim ka përkeqësuar katastrofën humanitare në enklavë, duke i lënë banorët pa qasje në furnizimet bazë.
Enklava mbetet nën bllokadë, me kalime të mbyllura dhe mungesa të mëdha ushqimi, uji, ilaçesh dhe karburanti.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës, i cili deri më tani ka vrarë rreth 65.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.