LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Shkon në mbi 65.100 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet gjenocidale të Izraelit në Gaza
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 79 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit ndërsa 228 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 165.925 që nga fillimi i sulmeve.
Shkon në mbi 65.100 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet gjenocidale të Izraelit në Gaza
Shkon në mbi 65.100 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet gjenocidale të Izraelit në Gaza / AA
18 Shtator 2025

Të paktën 65.141 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës..

Në një deklaratë, Ministria tha se 79 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit ndërsa 228 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 165.925 që nga fillimi i sulmeve.

"Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t'i arrijnë", shtoi ajo.

Ministria vuri në dukje se nëntë palestinezë u vranë dhe mbi 33 të tjerë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë duke kërkuar ndihmë në 2.513, me mbi 18.414 të tjerë të plagosur që nga 27 maji.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 12.590 persona dhe ka plagosur 53.884 të tjerë, duke prishur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Të martën, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së për Territorin e Pushtuar Palestinez konfirmoi se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë