LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Palestinezët po zhvendosen në jug ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në veri të Gazës
Në videot e incizuara nga rajoni mund të shihet shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli dhe palestinezët që braktisin zonën me gjësendet që kanë mundur t'i marrin me vete.
Palestinezët po zhvendosen në jug ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në veri të Gazës
Palestinezët po zhvendosen në jug ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në veri të Gazës / AA
12 orë më parë

Përderisa vazhdojnë sulmet e Izraelit në veri të Rripit të Gazës, palestinezët po zhvendosen drejt zonave jugore të enklavës.

Tym i dendur u ngrit nga zona pas sulmit të ushtrisë izraelite në Tel al-Hawa në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.

Në videot e incizuara nga rajoni mund të shihet shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli dhe palestinezët që braktisin zonën me gjësendet që kanë mundur t'i marrin me vete.

Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe ekspertët kanë shpallur zi buke në enklavën palestineze.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë