| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në Qytetin Gaza në një ditë
Që nga 11 gushti, ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht 1.600 kulla dhe ndërtesa banimi në Qytetin Gaza, si dhe 13 mijë tendave, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve.
Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në Qytetin Gaza në një ditë
Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në Qytetin Gaza në një ditë / AP

Mbrojtja Civile e Gazës ka bërë të ditur se më shumë se 6 mijë civilë u zhvendosën nga sulmet ajrore izraelite në Qytetin Gaza, derisa Tel Avivi vazhdoi me ofensivën për të pushtuar qytetin.

“Më shumë se 6 mijë civilë kanë mbetur pa strehë pasi shtëpitë e tyre u shënjestruan sot”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal.

Ushtria izraelite përshkallëzoi bombardimet ndaj Qytetit Gaza që nga mëngjesi djeshëm, duke shënjestruar shtëpi, kulla banimi dhe tre shkolla që i përkasin agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Basal tha se sulmet ndaj shtëpive ishin të organizuara pa paralajmërim paraprak, duke çuar në vdekjen e dhjetëra civilëve.

"Banorët e Qytetit të Gazës tani jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira nën rrethimin dhe bombardimet e vazhdueshme", tha ai.

Ai paralajmëroi se më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë mijëra fëmijë, janë në rrezik të vdesin "si rezultat i politikave aktuale izraelite".

Sipas Zyrës për media të Qeverisë së Gazës, gati 1,3 milion njerëz jetojnë në Qytetin Gaza, të cilët janë detyruar nga Izraeli të evakuohen drejt Al-Mawasit dhe Khan Younisit, ku 800 mijë njerëz aktualisht jetojnë pa nevojat themelore.

Sipas autoriteteve në Gaza, që nga 11 gushti, ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht 1.600 kulla dhe ndërtesa banimi në Qytetin Gaza, si dhe 13 mijë tendave, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve.

Fushata izraelite është pjesë e operacionit "Karrocat e Gideonit 2", i nisur më 3 shtator për të pushtuar të gjithë Qytetin Gaza. Ky sulm ka ngjallur kritika brenda Izraelit, me kritikët që paralajmërojnë se mund të rrezikojë jetën e ushtarëve dhe të pengjeve që mbahen ende në enklavë.

Lufta e Izraelit në enklavë që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 64.800 palestinezë dhe ka shkatërruar enklavën.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Studentët e universiteteve amerikane e lidhin Izraelin me “gjenocidin” ndaj palestinezëve
Rritet në 73.456 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Shkon në 73.500 numri i të vrarë në Gaza nga lufta gjenocidale e Izraelit
Shefi i OBSh-së: Mijëra pacientë të tjerë në Gaza presin evakuim mjekësor
Gjenocidi në Gaza zgjeron krizën lidhur me trupat e palestinezëve të mbajtur nga Izraeli
Bordi i Paqes: Hamasi pranon t'i dorëzojë armët dhe të heqë dorë nga qeverisja
Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit
Izraeli ka vrarë mbi 21.500 fëmijë dhe ka shënjestruar 1.244 xhami që nga fillimi i luftës në Gaza
Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor, kolonët zgjerojnë pikat koloniale
Albanese bën thirrje për forcë ndërkombëtare mbrojtëse në Gaza dhe Bregun Perëndimor
Netanyahu zotohet ta pengojë shtetin palestinez, teksa sondazhet e nxjerrin bllokun e tij pa shumicë
Vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar arrijnë në 592
Izraeli pranon se vrau vajzën Hind Rajab pas 933 ditësh. Pse tani?
Hamasi: Përshkallëzimet izraelite në Xhaminë Al-Aksa nuk do ta ndryshojnë karakterin islam të saj
Gaza, palestinezët mbajnë funeralin për 50 personat e vrarë në sulmet izraelite gjatë gjenocidit
Türkiye, Egjipti dhe Katari dënojnë sulmet izraelite në Gaza, thirrje për respektimin e armëpushimit
Dhjetë të vrarë në Gaza nga sulmet e fundit izraelite, numri i viktimave shkon në 73.417
Nëntë palestinezë të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një stacioni policor në Gaza
Numri i të vrarëve në Gaza shkon në mbi 73.400, shtatë persona të vrarë në 24 orët e fundit
OKB-ja: Gaza, vendi më vdekjeprurës në botë për punonjësit humanitarë për të tretin vit radhazi