16 Shtator 2025
Luksemburgu synon ta njohë Palestinën si shtet më vonë këtë muaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, raportuan të hënën mediat lokale.
Kryeministri Luc Frieden dhe ministri i Jashtëm Xavier Bettel e bënë këtë njoftim para një komisioni parlamentar, sipas raporteve.
Të sugjeruara
Të premten e kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me të cilën mbështetet “Deklarata e Nju Jorkut”, që synon njohjen e shtetit palestinez dhe përparimin drejt zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë