| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
BE-ja dështon të sigurojë mbështetjen e ShBA-së dhe G7-ës për ndalimin e transportit të naftës ruse
BE-ja nuk siguroi mbështetje nga SHBA dhe G7 për bllokimin e furnizimeve të naftës ruse sipas paketës së 20-të të sanksioneve, sipas një burimi diplomatik në Bruksel.
BE-ja dështon të sigurojë mbështetjen e ShBA-së dhe G7-ës për ndalimin e transportit të naftës ruse
BE-ja dështon të sigurojë mbështetjen e ShBA-së dhe G7-ës për ndalimin e transportit të naftës ruse / Reuters
15 orë më parë

Burimi, i cili foli për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Tass, tha se Brukseli prezantoi propozimin tek Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera të G7-ës si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar kufizimet që synojnë transportin dhe shërbimin e transportit të naftës ruse.

“BE-ja i prezantoi ShBA-së dhe G7-planin e saj për të ndaluar plotësisht bizneset evropiane nga transportimi i naftës ruse dhe ofrimi i çdo lloj shërbimi për mirëmbajtje, furnizim, financim dhe sigurime për tankerët që transportojnë naftë ruse, pavarësisht flamurit që mbajnë. Komisioni Evropian ftoi partnerët të vendosin kufizime të ngjashme për kompanitë e tyre. Shtetet e Bashkuara refuzuan,” tha diplomati.

Ai shtoi se “nuk përjashton mundësinë që Uashingtoni të vendosë masat e tij në kohën e duhur dhe sipas kushteve të veta.”

“Partnerët e tjerë të G7-ës thanë se bashkimi me sanksionet e BE-së ishte i mundshëm, por nuk dhanë premtime të qarta,” shtoi burimi.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar në botë, duke tejkaluar Iranin, Sirinë dhe Korenë e Veriut.

Sipas databazave të monitorimit të sanksioneve, mbi 16.500 masa kufizuese janë vendosur ndaj Moskës, duke synuar individë, entitete, anije dhe avionë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë