| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
​Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti do të takohet me Abdixhikun e LDK-së
Të dielën, kryeministri Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
​Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti do të takohet me Abdixhikun e LDK-së
​Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti do të takohet me Abdixhikun e LDK-së / TRT Balkan
16 orë më parë

Kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet me drejtues të partive në opozitë për koordinim parlamentar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Kreu LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do të takohet me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.

Të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Kryeministri ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishte zgjedhja e presidentit për të cilin kanë mbetur vetëm 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimimit me kryeministrin, Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konjufca takon Sorensenin, dialogu Kosovë–Serbi kalon nën drejtimin e MPJD-së
Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV-së Artan Grubi
Komuna Arnavutkoy e Istanbulit organizon program iftari në Maqedoninë e Veriut
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti
Osmani diskuton me homologun finlandez zhvillimet politike dhe të sigurisë
I riu nga Shkupi zhvillon aplikacionin e parë që përkthen Kuranin fjalë për fjalë në shqipe
Rubio falënderon presidenten Osmani për kontributin në forcën e stabilizimit në Gaza
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shumë më të mëdha se më parë
Osmani pritet në takim nga sekretari i Shtetit Rubio, diskutojnë çështje të partneritetit strategjik
Përshkallëzohet në dhunë protesta e opozitës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë
Ushtarët turq të KFOR-it shtrojnë iftar në Prizren
Ambasada e Türkiyes dhe MATUSITEB-i organizojnë program iftari në Shtip
Greqia synon transferimin e emigrantëve të parregullt drejt qendrave në Afrikë
Ministrja Koçiu: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të vihen në shërbim të komunitetit
Kosova nuk planifikon shërbim të detyrueshëm ushtarak, paralajmëron model vullnetar
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2026
Mucunski – Nejnski: Marrëdhëniet mes RMV-së dhe Bullgarisë të udhëhiqen nga fqinjësia e mirë
Qeveria e Kosovës miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë
Shqipëria dhe Kosova mes pesë vendeve që do të angazhojnë trupa për Forcën e Stabilizimit në Gaza
Përfundon me sukses Turneu Tradicional i Shigjetarisë “Kupa e Pavarësisë 2026” në Prizren