Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald J. Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin Ndërkombëtar të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga presidenti i ShBA-së.
“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se kjo ftesë përbën një arritje të rëndësishme për pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për nivelin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu respektin dhe vlerësimin e veçantë të treguar nga presidenti Trump ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment krenarie kombëtare.



















