| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Administratorit sportiv nga Türkiye, Hasan Arat, i ndahet medalja presidenciale në Kosovë
Presidentja Osmani tha se përfshirja dhe angazhimi i Aratit ka qenë kontribut vendimtar "në procesin e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030".
Administratorit sportiv nga Türkiye, Hasan Arat, i ndahet medalja presidenciale në Kosovë
Administratorit sportiv nga Türkiye, Hasan Arat, i ndahet medalja presidenciale në Kosovë / AA
12 Janar 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë administratorit sportiv turk, Hasan Arat, Medaljen Presidenciale të Meritave, një nga dekoratat më të larta të Republikës së Kosovës për personalitetet me kontribut të shquar.

Në ceremoninë e ndarjes së dekoratës kanë qenë të pranishëm gjithashtu edhe ambasadori turk në vend Sabri Tung Angili, anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) si dhe zyrtarë të tjerë.

Presidentja Osmani, në fjalën e saj në ceremoni, tha se Arat me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën. Ajo tha se Arat ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen e sportit ndërkombëtar, në veçanti në përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

"Kjo përfshirje dhe ky angazhim kanë kulmuar me kontributin vendimtar në procesin e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një moment historik për shtetin tonë dhe sportin kosovar", tha Osmani.

Kosova është një shtet i mrekullueshëm në sport 

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Komiteteve Olimpike Evropiane, Arat, në një deklaratë për gazetarët pas ceremonisë, tha se sporti është një dialog ndërkombëtar dhe Kosova është vend sportdashës.

Ai tha se Lojërat Mesdhetare janë nivel shumë serioz i organizimit dhe Kosova duhet të ketë kujdes që t'i organizojë sa më mirë duke lënë një trashëgimi të mirë të organizimeve.

"Sot është një ditë e madhe për mua, për familjen time dhe për vendin tim. Është një nder i madh të pranojë këtë medalje nga Presidentja e Kosovës dhe i dëshiroj më të mirat popullit kosovar, që t'i mbajnë Lojërat Mesdhetare në mënyrën më të mirë. Kosova është një shtet i mrekullueshëm në sporte dhe këto Lojëra Mesdhetare të lënë një trashëgimi të mirë për vendin duke inspiruar gjeneratat e reja", tha Arat.

Arat, i cili ka lindur në Adana të Türkiyes, është administrator sportiv, biznesmen dhe është përfshirë për vite me radhë në organizata të mëdha sportive ndërkombëtare si Federata Evropiane Olimpike (EOC) dhe komitete tjera të sportit.

Ai gjithashtu ka qenë edhe ish-nënkryetar i Komitetit Olimpik të Türkiyes dhe ish-presidenti i ekipit turk Besiktas.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë