| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Australia flet për Ahmed al Ahmed, i cili u plagos duke çarmatosur sulmuesin në Sydney
Ahmedi 43-vjeçar u plagos teksa çarmatosi njërin nga sulmuesit gjatë sulmit vdekjeprurës që la 11 të vrarë.
Australia flet për Ahmed al Ahmed, i cili u plagos duke çarmatosur sulmuesin në Sydney
Australia flet për Ahmed al Ahmed, i cili u plagos duke çarmatosur sulmuesin në Sydney / Foto: 7News / User Upload
14 Dhjetor 2025

Mediat australiane raportuan se personi që ndërhyri në një sulm me armë në një plazh në Sydney dhe çarmatosi njërin nga të dyshuarit është një burrë i quajtur Ahmed al Ahmed.

Sipas një raporti të publikuar nga News.com.au, pamjet video kapën momentin gjatë sulmit në plazhin Bondi të Sidneit, kur një burrë iu afrua njërit prej sulmuesve nga pas, ia rrëmbeu armën nga duart dhe e neutralizoi.

News.com.au mund të konfirmojë se heroi është identifikuar si 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, një banor i Sidneit që zotëron një dyqan frutash në Sutherland,” thuhet në raport.

Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, i cili shpëtoi shumë jetë, raportohet se u qëllua në dy vende gjatë sulmit dhe u dërgua në spital për trajtim.

Duke folur për 7News nga spitali, kushëriri i Ahmedit, Mustafa, tha se kushëriri i tij do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale atë mbrëmje.

Mustafa shtoi se Ahmed al Ahmed, baba i dy fëmijëve, nuk kishte përvojë me armë zjarri.

Ndërsa detajet e ndërhyrjes së Ahmed al Ahmed u bënë fokus i madh i mediave australiane dhe diskutimeve publike, pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në sulmin e armatosur që ndodhi në plazhin Bondi në Sydney, në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor (NSW) humbën jetën 11 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, përfshirë dy oficerë policie.