Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë bëri të ditur se ekspertë të mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian i janë bashkuar Shërbimit Zjarrfikës të Shqipërisë, në kuadër të një misioni këshillues.
“Në kuadër të angazhimit të vendit si pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, ekspertët më të mirë të mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian i janë bashkuar ekipeve tona të Shërbimit Zjarrfikës, si pjesë e Misionit Këshillues për Zjarret në Pyje, për t’iu përgjigjur sfidave gjithnjë e më të mëdha që paraqesin zjarret në pyje”, njofton autoriteti i Brendshëm.
Sipas ministrisë, bashkëpunimi fokusohet në rritjen e aftësive parandaluese dhe menaxhuese të zjarreve, duke u mbështetur në standartet evropiane, me qëllim mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe sigurinë e qytetarëve.


















