| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti pas votimit: Uroj që legjislatura e ardhshme ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë
Ai, pasi votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë, tha se pret që rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të jetë i qartë.
Kurti pas votimit: Uroj që legjislatura e ardhshme ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë
Kurti pas votimit: Uroj që legjislatura e ardhshme ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë / Reuters
28 Dhjetor 2025

Kryeministri aktual në detyrë i Kosovës dhe kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, shpreson që të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e sotme.

Ai, pasi votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë, tha se pret që rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të jetë i qartë.

“Uroj që legjislatura e ardhshme e dhjetë ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë”, tha ai.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1.999.204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.086 votues.

Procesi zgjedhor brenda Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për ta mundësuar votimin me kusht.


BURIMI:TRT Balkan