| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Kryediplomati saudit zhvillon biseda me homologët nga Irani, Omani e Katari për deeskalimin rajonal
Bisedimet përqendrohen në uljen e tensioneve dhe stabilitetin mes frikës së sulmit të ShBA-së ndaj Iranit.
Kryediplomati saudit zhvillon biseda me homologët nga Irani, Omani e Katari për deeskalimin rajonal
Kryediplomati saudit zhvillon biseda me homologët nga Irani, Omani dhe Katari për deeskalimin rajonal / AP
15 Janar 2026

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan zhvilloi sot biseda me homologët e tij nga Irani, Omani dhe Katari për të diskutuar mbi deeskalimin rajonal mes frikës nga një sulm i ShBA-së kundër Teheranit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se Bin Farhan foli në telefon me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi për të diskutuar mbi zhvillimet në rajon dhe mënyrat për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e tij.

Ministri i Jashtëm saudit dhe homologu i tij nga Omani, Badr Albusaidi, gjithashtu shqyrtuan në telefon zhvillimet rajonale dhe përpjekjet e përbashkëta që synojnë arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

Bin Farhan dhe kryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, diskutuan mbi përpjekjet për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon, tha SPA.

Ky takim diplomatik erdhi pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump zbuti retorikën e tij ndaj Iranit gjatë fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën vonë. Trumpi tha se ishte informuar se ekzekutimet në Iran ishin ndalur, por paralajmëroi se "nëse diçka e tillë ndodh, të gjithë do të trishtohemi".

Frika është rritur ditët e fundit për një sulm të mundshëm të ShBA-së ndaj Iranit, ku protesta antiqeveritare kanë ndodhur që nga fundi i muajit të kaluar për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.

Të mërkurën, transmetuesi publik i Izraelit raportoi se vlerësimet izraelite treguan se ShBA-ja mund të synojnë Iranin në ditët në vijim. Zyrtarët e qeverisë iraniane akuzojnë ShBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e asaj që ata e përshkruajnë si "trazira" dhe "terrorizëm" mes protestave të vazhdueshme.

Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar shifra zyrtare mbi viktimat ose të ndaluarit. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një grup me seli në ShBA, vlerëson se mbi 2.600 njerëz janë vrarë, përfshirë protestues dhe personel sigurie.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ushtria siriane dërgon përforcime në Halepin lindor mes tensioneve me SDF-në
Lideri druz Al-Hijri rifillon nxitjen kundër shtetit sirian, ndjekësit i quan "pjesë të Izraelit"
Siria shpalli zonë ushtarake, zonën në perëndim të lumit Eufrat
Siria e quan vendosjen e grupeve të armatosura nga SDF-ja në Halep "përshkallëzim të rrezikshëm"
Ushtria siriane përfundon “kontrollin e plotë të sigurisë” të lagjes së Halepit nga grupi terrorist
Presidenti sirian dhe udhëheqësi kurd diskutojnë zhvillimet në Siri dhe në rajon
Qeveria siriane kërkon tërheqjen e SDF-së nga lagjet e Halepit
Ushtria siriane njofton se pozicionet e SDF-së në Halep janë “objektiva legjitime”
Delegacioni sirian u bashkohet negociatave me Izraelin të ndërmjetësuara nga ShBA-ja
Ushtria siriane arreston tetë persona të lidhur me ish-regjimin Baath në Halep
Irani paralajmëron ShBA-në dhe Izraelin: Do të japim përgjigje të ashpër ndaj çdo sulmi
Siria: Bisedimet me SDF-në nuk kanë dhënë rezultate të prekshme
Siria arreston një drejtues të lartë të DAESh-it në periferi të Damaskut
Dy forca të sigurisë siriane të vrara nga grupe të jashtëligjshme në Suwayda
Një delegacion i lartë sirian mbërrin në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë
Mediat lokale: Forcat izraelite kryejnë një tjetër bastisje në Sirinë jugore
Forcat izraelite kryejnë bastisje të re në Quneitra të Sirisë, vendosin pikë kontrolli
Xhaxhai i heroit që ndërhyri ndaj sulmuesit në Australi: Ahmedi i bëri krenarë të gjithë sirianët
Siria shfuqizon gjykatat e jashtëzakonshme, deklaron nisjen e drejtësisë tranzicionale
Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje në sektorët e naftës dhe gazit