| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza
“Türkiye do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri në çdo front për të siguruar që ajo që po ndodh në Gaza të mos harrohet dhe që drejtësia të vihet në vend”, tha presidenti turk.
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza / AA
4 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar vendosmërinë e vendit të tij për ta treguar të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza dhe për t’u siguruar që “drejtësia të vihet në vend”.

“Türkiye do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri në çdo front për të siguruar që ajo që po ndodh në Gaza të mos harrohet dhe që drejtësia të vihet në vend”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim në një ceremoni çmimesh për kulturë dhe art në Ankara.

“Si një vend dhe qeveri e përkushtuar për të thënë të vërtetën”, shtoi ai, Türkiye qëndron fort me popullin palestinez në mënyrë “të palëkundur dhe të paepur”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë