| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur në të shtënat në plazhin australian
Policia konfirmoi se 10 persona humbën jetën në të shtënat në plazhin Bondi, përfshirë njëri nga sulmuesit dhe nëntë viktima. Ndër të plagosur janë disa oficerë të policisë që po reagonin në vendngjarje.
Të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur në të shtënat në plazhin australian
Të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur në të shtënat në plazhin australian / Reuters
8 orë më parë

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një incident masiv të të shtënave në plazhin Bondi në Sydney të Australisë.

Siç raporton Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC), policia konfirmoi se 10 persona humbën jetën në të shtënat në plazhin Bondi, përfshirë njëri nga sulmuesit dhe nëntë viktima. Ndër të plagosur janë disa oficerë të policisë që po reagonin në vendngjarje.

Sipas ABC-së, kërcënimi nuk është më aktiv, me dy të dyshuar që tani janë në paraburgim.

“Dy persona janë në paraburgim në plazhin Bondi, megjithatë operacioni policor është duke vazhduar dhe ne vazhdojmë t’u kërkojmë njerëzve ta shmangin zonën”, tha policia në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve, ende ekziston një kërcënim me bombë në zonë dhe ata aktualisht po punojnë për ta çaktivizuar atë që e kanë identifikuar si një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Të shtënat thuhet se ndodhën në skajin verior të plazhit Bondi, pranë ose në sheshin e lojërave Bondi Park, në ditën e parë të festivalit 8-ditor hebraik Hanukkah. Një ngjarje ishte planifikuar të mbahej në sheshin e lojërave.

Shërbimet shëndetësore transportuan 16 pacientë në spitale të ndryshme, megjithëse gjendja e tyre nuk dihet. Mbi 25 burime emergjente, përfshirë ekipe mjekësore, ambulanca, helikopterë dhe njësi të operacioneve speciale, u dërguan në vendngjarje.

Kryeministri Anthony Albanese tha se “skenat në Bondi janë tronditëse dhe shqetësuese”.

"Ne po bashkëpunojmë me policinë dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme pasi të konfirmohen më shumë informacione", shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë