Protestues propalestinezë u mblodhën në Manhattan të New Yorkut në SHBA për një marshim proteste duke kërkuar lirimin e aktivistit palestinez dhe të diplomuarit në Universitetin Columbia, Mahmoud Khalil.
Pjesëmarrësit në protestë, e cila u zhvillua në zemër të New Yorkut, mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta që shprehnin solidaritet me Palestinën.
Thirrjet jehonin nëpër rrugë ndërsa pjesëmarrësit marshuan për kërkesat e tyre.
Shtypja e administratës Trump ndaj studentëve dhe akademikëve propalestinezë është intensifikuar, duke përfshirë ndalimin e studentes turke për doktoraturë Rumeysa Ozturk në Universitetin Tufts, aktivistit palestinez dhe të sapodiplomuarit në Universitetin Columbia Mahmoud Khalil dhe studiuesit në Universitetin Georgetown Badar Khan Suri, të cilëve u janë hequr vizat dhe kartat jeshile.















