| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Katari tërheq pjesërisht personelin nga baza ajrore Al Udeid për shkak të tensioneve
“Masat e tilla po ndërmerren si përgjigje ndaj tensioneve aktuale rajonale”, tha Zyra Ndërkombëtare e Medias.
Katari tërheq pjesërisht personelin nga baza ajrore Al Udeid për shkak të tensioneve
Katari tërheq pjesërisht personelin nga baza ajrore Al Udeid për shkak të tensioneve / AA
13 orë më parë

Katari konfirmoi largimin e një pjese të personelit nga baza ajrore “Al-Udeid” për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.

“Masat e tilla po ndërmerren si përgjigje ndaj tensioneve aktuale rajonale”, tha Zyra Ndërkombëtare e Medias në një deklaratë.

Zyra shtoi se autoritetet e Katarit vazhdojnë t’i zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për ta garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe banorëve të tij si prioritet kryesor, “përfshirë veprime që lidhen me mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve ushtarake”.

“Nëse do të ketë zhvillime të reja, ato do të komunikohen përmes kanaleve zyrtare të përcaktuara”, thuhet më tej.

Ky veprim vjen mes raportimeve për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit, ku që nga fundi i muajit të kaluar po zhvillohen protesta kundër qeverisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë