| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, Kushtetuesja hedh posht dekretin e Osmanit, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
Në vendimin e sotëm kushtetuesja u jep deputetëve afat edhe tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kosovë, Kushtetuesja hedh posht dekretin e Osmanit, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
Kosovë, Kushtetuesja hedh posht dekretin e Osmanit, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit / AA
6 orë më parë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranoi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe atë të Arbërie Nagavcit në emër të 30 deputetëve dhe konstatoi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankesës, me arsyetimin se dekreti I presidentes u shpall pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në vendimin e sotëm kushtetuesja u jep deputetëve afat edhe tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. 

Gjithashtu ka konstatuar se në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda periudhës 34 ditwshe, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, presidentja Osmani e kishte shpall pas dështimit për zgjedhjen e presidentit në seancën e 5 marsit.





BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë