| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati Hoxha takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Durmishin
Ministri Hoxha nëpërmjet rrjetit social amerikan "X", deklaroi se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.
Kryediplomati Hoxha takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Durmishin
Kryediplomati Hoxha takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Durmishin / AA
11 orë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishin.

Ministri Hoxha nëpërmjet rrjetit social amerikan "X", deklaroi se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.

"E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme", tha Hoxha.

Ministri Hoxha dhe ambasadori Durmishi konfirmuan angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë dhe të veçantë në të gjitha fushat.

"Përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit", shkroi Hoxha.

Në fund ministri Hoxha tha se Shqipëria nuk do të rresht së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.


BURIMI:TRT Balkan AL, TRT Balkan dhe Agjencitë