| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Familja Jashari u bë simbol i rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë
Kurti nëpërmjet një shkrimi tha se çdo 22 janar kujtohet dita e kësaj date e vitit 1998 kur policia serbe sulmoi për herë të dytë familjen Jashari në Prekaz.
Kurti: Familja Jashari u bë simbol i rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë
Kurti: Familja Jashari u bë simbol i rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë / AA
22 Janar 2026

Në 28-vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen Jashari, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Jasharët, duke rezistuar të armatosur, u bënë simbol i rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë.

Kurti nëpërmjet një shkrimi tha se çdo 22 janar kujtohet dita e kësaj date e vitit 1998 kur policia serbe sulmoi për herë të dytë familjen Jashari në Prekaz.

Kurti tha se mëngjesin e 22 janarit 1998 për gjysmë ore një grup policësh serbë shtinë breshëri predhash dhe armë automatike ndaj shtëpive të Shaban Jasharit ndërsa brenda shtëpive rezistuan me armë Shabani dhe djali i tij Hamza.

"Rezistenca e tyre i ktheu mbrapsht policët serbë, por nga plumbat e të shtënave të shumta, u plagosën dy vajza, Selvete dhe Iliriana Jashari. Filmimet e shumta dhe fotografitë e mediave të bëra në Prekaz pas këtij sulmi, na shërbejnë si dëshmi edhe sot për atë se çfarë ngjau më 22 janar 1998", shkroi Kurti.

Ai tha se kjo ishte hera e dytë që familja Jashari në Prekaz ishte cak i aksioneve policore serbe, pas sulmit më 30 dhjetor të vitit 1991.

"Si më 1991 edhe më 1998, familja Jashari rezistoi e armatosur, duke u kthyer në shembull dhe simbol të rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë dhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit", tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se një muaj e gjysmë pas sulmit të dytë, regjimi i Millosheviqit do të ekzekutonte një aksion shumëherë më të egër e më të gjerë ndaj familjes Jashari dhe tërë fshatit Prekaz, gjatë të cilit rezistenca e kësaj familje dhe e këtij fshati do të shënojnë kulmin e saj, duke frymëzuar mijëra njerëz që t'i bashkoheshin UÇK-së.

"Historia e çlirimit të Kosovës, është shenjuar pikërisht nga njerëz kurajoz dhe familje të tilla sikur familja e Shaban Jasharit, që me aq vendosmëri dhe vetëdije u flijuan për liri", theksoi ai.

Nga sulmet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 te shtëpitë e familjes Jashari në Prekaz humbën jetën 59 anëtarë të familjes.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok