| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ligjvënës të lartë amerikanë bëjnë thirrje për shfuqizimin e sanksioneve të Cezarit ndaj Sirisë
“Këto sanksione tani po ndëshkojnë një vend të përbërë nga viktimat e dikurshme të Assadit”, shkruajnë senatorët Jeanne Shaheen dhe rep. Joe Wilson.
Ligjvënës të lartë amerikanë bëjnë thirrje për shfuqizimin e sanksioneve të Cezarit ndaj Sirisë
Ligjvënës të lartë amerikanë bëjnë thirrje për shfuqizimin e sanksioneve të Cezarit ndaj Sirisë / AA
17 Dhjetor 2025

Dy ligjvënës të lartë amerikanë i bënë thirrje Kongresit të martën që të shfuqizojë sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë, ndërsa ligji vjetor i mbrojtjes pret votimin në Senat.

Senatorja Jeanne Shaheen, demokratja më e lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, dhe përfaqësuesi Joe Wilson, republikan, i bënë këto deklarata në një opinion të botuar në revistën Foreign Policy, përpara një votimi të pritur në Senat për Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin 2026.

Projektligji përfshin një dispozitë për shfuqizimin e sanksioneve të vendosura sipas “Aktit të Cezarit” për Mbrojtjen e Civilëve të Sirisë.

“Këto sanksione tani po ndëshkojnë një vend të përbërë nga viktimat e dikurshme të Assadit të cilët të gjithë po përpiqen të rimëkëmben. Nëse nuk ndryshojmë kurs, vuajtjet e Sirisë dhe përparimi i fituar me shumë mund nga populli i saj mund të shkojnë dëm”, shkruajnë ata.

Ata shtuan se heqjet e përkohshme të sanksioneve nuk janë të mjaftueshme për të zhbllokuar investimet e nevojshme për rindërtim.

“Shfuqizimi i sanksioneve dëmtuese do t’u mundësojë sirianëve të përmbushin kërkesat e shumta që u vendosim, duke ndërtuar kapacitete për gjetjen dhe shkatërrimin e armëve kimike, ndalimin e tregtisë ilegale të drogës, shkatërrimin e DAESh-it dhe zhvillimin e mjeteve për të mbrojtur në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët sirianë”, theksuan ata.

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së javën e kaluar miratoi NDAA-në në vlerë prej 901 miliardë dollarësh, e cila përfshin shfuqizimin e plotë të sanksioneve të “Cezarit”, duke e dërguar atë në Senat.

Nëse miratohet nga Senati, pritet që NDAA-ja të nënshkruhet në ligj nga presidenti Donald Trump.


BURIMI:TRT Balkan