| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Moti i keq në Shqipëri, vazhdon angazhimi i autoriteteve
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të zonave të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime.
Moti i keq në Shqipëri, vazhdon angazhimi i autoriteteve
Moti i keq në Shqipëri, vazhdon angazhimi i autoriteteve / AA
12 Janar 2026

Në Shqipëri moti i keq i ditëve të fundit me reshje shiu dhe bore ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, ndërkohë vazhdon angazhimi i autoriteteve.

Në një njoftim për mediat sot nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të zonave të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime.

"Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë, në disa qarqe janë evidentuar problematika të lidhura me përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash. Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave", thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve, efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë të angazhuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ujit të pijshëm.

Shqipëria u përfshi në ditët e fundit nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje, ku situata më problematike u raportua në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ku u përmbytën banesa, biznese dhe tokë bujqësore, ndërkohë një person humbi jetën.

Në disa qarqe situata vazhdon të ketë problematika nga përmbytjet e fundit, ndërkohë në disa zona sipas autoriteteve situata është në përmirësim gradual.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë sot dhe nesër si pasojë e temperaturave të ulëta në veri, lindje dhe juglindje të territorit të vendit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Instituti ka konfirmuar se temperaturat pritet të shkojnë deri në -10 gradë celsius kryesisht në zonat malore.

Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë