| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria e 81-ta në botë për adaptimin e IA-së
Shqipëria është renditur në vendin e 81-të në nivel global në “Government AI Readiness Index” të publikuar nga “Oxford Insights”, informoi Agjencia për Medie dhe Informim.
Shqipëria e 81-ta në botë për adaptimin e IA-së
Shqipëria e 81-ta në botë për adaptimin e IA-së / Reuters
10 Janar 2026

Shqipëria është renditur në vendin e 81-të në nivel global në “Government AI Readiness Index” të publikuar nga “Oxford Insights”, informoi Agjencia për Medie dhe Informim. 

Sipas agjencisë, Shqipëria u vlerësua pozitivisht në adoptimin e inteligjencës artificiale (IA) në shërbimet publike (68,95 pikë), qeverisjen (51,67 pikë) dhe zhvillimin e infrastrukturës (48,44 pikë).

Njëkohësisht, Shqipëria përmendet gjithashtu si një nga vendet më aktive në procesin e digjitalizimit, përfshirë emërimin e Diellës si ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale. 

Indeksi vlerëson po ashtu miratimin e Strategjisë së parë Kombëtare për inteligjencën artificiale në muajin gusht,  një hap që forcon më tej kornizën institucionale dhe strategjike të vendit në këtë fushë.

BURIMI:ATA