| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Përfundon në Prishtinë projekti i "Gazetarisë për të rinj", ndahen certifikata për pjesëmarrësit
Punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e gazetarisë qytetare si dhe temat më aktuale që lidhen me trendet e reja të gazetarisë dhe raportimin digjital.
Përfundon në Prishtinë projekti i "Gazetarisë për të rinj", ndahen certifikata për pjesëmarrësit
Përfundon në Prishtinë projekti i "Gazetarisë për të rinj", ndahen certifikata për pjesëmarrësit / AA
8 orë më parë

Ka përfunduar në Prishtinë projekti i "Gazetarisë për të rinj" (J4J), i organizuar nga Universiteti UBT në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" dhe Televizionin shtetëror të Türkiyes TRT.

Gjatë trajnimit dyditor, punonjës të televizionit TRT ligjëruan para të rinjve mbi rëndësinë e gazetarisë mobile, ndikimin e gazetarisë qytetare si dhe temat më aktuale që lidhen me trendet e reja të gazetarisë dhe raportimin digjital.

Në përmbyllje të programit në selinë e Institutit "Yunus Emre" në Prishtinë, studentëve dhe nxënësve pjesëmarrës u janë shpërndarë certifikata si dëshmi e përfundimit me sukses të trajnimit.

Gjithashtu, nga 10 storje të punuara nga studentë të UBT-së, u zgjodh edhe storja më e mirë, e cila kishte të bënte me shfaqjen e anës kulturore të Prishtinës, qytetin e vjetër dhe të bërit muzikë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në aktivitet, përveç studentëve të UBT-së, morën pjesë edhe drejtues të Universitetit UBT, përfaqësues të Institutit "Yunus Emre" si dhe gazetarë dhe operatorë të TRT-së.

Programi "Gazetaria për të rinj" synon zhvillimin e aftësive të të rinjve në fushën e edukimit mediatik, gazetarisë mobile dhe raportimit modern të lajmeve në platformat digjitale.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë trajnuar mbi 4 mijë studentë në vende të ndryshme ndërsa trajnimet zhvillohen nga gazetarë profesionistë të TRT-së, të cilët njohin nga afër realitetin dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë