BOTA
2 minuta leximi
Trump: Hamasi “po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme”
“Nëse disa gjëra nuk përmbushen, ne nuk do ta bëjmë, por mendoj se po veprojmë shumë mirë dhe mendoj se Hamasi po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Trump: Hamasi “po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme”
Trump: Hamasi “po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme” / Reuters
16 orë më parë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Hamasi “po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme” teksa vazhdojnë negociatat mbi planin e tij të armëpushimit prej 20 pikash të zbuluar së fundmi për Gazën.

“Nëse disa gjëra nuk përmbushen, ne nuk do ta bëjmë, por mendoj se po veprojmë shumë mirë dhe mendoj se Hamasi po bie dakord për gjëra shumë të rëndësishme”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

Trump theksoi se ekziston “një mundësi shumë e mirë për të arritur një marrëveshje”, si dhe shtoi se “do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme”.

Më 29 shtator, Trump zbuloi një propozim 20-pikësh që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. Hamasi në parim u pajtua me planin.

Presidenti amerikan vlerësoi përpjekjet diplomatike të udhëheqësve rajonal, përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e quajti “fantastik” dhe “shumë të fuqishëm”.

“Ai ka bërë presion shumë, shumë për ta arritur këtë marrëveshje. Dhe Hamasi ka shumë respekt për të”, tha Trump.

“Ata kanë shumë respekt për Katarin, për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe për Arabinë Saudite. Ne i kemi të gjithë në anën tonë për ta arritur këtë marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë”, shtoi ai.

Ai tha se “nuk më vjen ndërmend ndonjë vend që ka qenë negativ për këtë”.

“Të gjitha duan që kjo të ndodhë, përfshirë, mendoj, Hamasin. Dhe kur të duan që kjo të ndodhë, do të ndodhë”, tha ai.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite në Gaza ka vrarë mbi 67 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë kthyer enklavën në pothuajse të pabanueshme dhe kanë çuar në zhvendosje masive, uri dhe përhapje të sëmundjeve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë