| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Llavrov: Rusia e hapur për vizitë nga të dërguarit amerikanë për zgjidhjen e çështjes ukrainase
Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov tha se Rusia do të jetë e hapur për një vizitë nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për zgjidhjen e çështjes ukrainase
Llavrov: Rusia e hapur për vizitë nga të dërguarit amerikanë për zgjidhjen e çështjes ukrainase
Llavrov: Rusia e hapur për vizitë nga të dërguarit amerikanë për zgjidhjen e çështjes ukrainase / Reuters
14 Janar 2026

Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov tha sot se Rusia do të jetë e hapur për një vizitë nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për zgjidhjen e çështjes ukrainase, transmeton Anadolu.

Lidhur me raportet e medias se të dërguarit amerikanë për zgjidhjen e çështjes ukrainase Steve Witkoff dhe Jared Kushner mund të vizitojnë së shpejti Rusinë, Lavrov tha se Moska është e hapur për kontakte të tilla.

"Jam i sigurt se nëse ata tregojnë një interes të tillë, ky interes do të pritet me mirëkuptim", tha ai.

Ai i përshkroi takimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe emisarëve amerikanë Witkoff dhe Kushner si "serioze, specifike, që synojnë të kuptojnë shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase dhe të bien dakord për mënyrat për të kapërcyer këto shkaqe rrënjësore".

Lavrov shtoi se Rusia do të jetë e interesuar të dëgjojë përshtypjet e përfaqësuesve amerikanë nga takimi i tyre me të ashtuquajturin "koalicioni i të vullnetshmëve" në Evropë.

"Nga kontaktet tona të mëparshme me ShBA-në, duke filluar me samitin e Anchorage-s dhe gjatë angazhimeve të mëvonshme me Steven Witkoff dhe Jared Kushner, shohim se SHBA-ja e kupton pamundësinë e një skenari të tillë dhe duan të parandalojnë çdo përpjekje për ta futur Ukrainën në NATO", tha ministri rus.

Të dy të dërguarit u takuan për herë të fundit me Putinin në Moskë në dhjetor. Bisedimet vazhdojnë mbi një kornizë prej 20 pikash të mbështetur nga ShBA-ja për t'i dhënë fund luftës që vazhdon nga shkurti i vitit 2022. Sa i përket Evropës, Lavrov tha se "ajo po i reziston zgjidhjes paqësore dhe po përgatitet për luftë me Rusinë".

Duke komentuar kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruas së tij Celia Flores, ministri e përshkroi operacionin amerikan si "të paligjshëm", duke argumentuar se Washingtoni po minon si modelin e OKB-së ashtu edhe parimet e veta të globalizimit që i ka promovuar për vite me radhë.

Kryediplomati rus i kërkoi SHBA-së të bie dakord për kushte që do të zbatoheshin dhe respektoheshin nga të gjithë. "Vlerësimet tona parimore për operacionin e paligjshëm të kryer nga SHBA-ja mbeten në fuqi. Është e qartë për të gjithë se kjo është shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare", theksoi Llavrov.

Ai tha se është e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohet situata në Venezuelë, duke shtuar se udhëheqja e vendit aktualisht po "mbron sovranitetin e saj kombëtar dhe nevojën për të marrë pjesë në marrëdhëniet ndërkombëtare" si një shtet i barabartë dhe i pavarur.

Lidhur me vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa prej 25 për qind ndaj partnerëve tregtarë të Iranit, Lavrov tha se masa të tilla pasqyrojnë një "pozicion konkurrues në përkeqësim të vazhdueshëm" të SHBA-së. Sipas tij, presioni i sanksioneve "nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe rrezikon të shkaktojë krizë serioze në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare".

Lidhur me iniciativën e SHBA-së për të vendosur tarifa prej 500 për qind ndaj vendeve që tregtojnë me Rusinë, Lavrov tha se kjo mund të "shkaktojë buzëqeshje ose zemërim", por theksoi se Moska mbetet e përqendruar në punën me partnerët dhe zbatimin e marrëveshjeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shkencëtari fitues i Çmimit Nobel, James Watson, i fotografuar me disa gra në shtëpinë e Epsteinit
Zyrtari i lartë ushtarak rus pranon se terminalet Starlink janë çaktivizuar për dy javë
Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Trumpit
Türkiye-Etiopi shënojnë një shekull marrëdhëniesh diplomatike me panel në Addis Ababa
Zv/presidenti i ShBA-së: Bisedimet me Iranin shkuan mirë “në disa mënyra”
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
Spanja nis hetim ndaj X, Meta dhe TikTok për përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve të bëra me IA
Myslimanët në Türkiye, Oman, Singapor dhe Australi do të nisin agjërimin të enjten
Presidenti sirian, Al-Sharaa: Sfidat ishin të mëdha pas hyrjes në Damask
I dënuar për krime seksuale: A ishte Jeffrey Epstein gjithashtu spiun i Mossad-it?
Shumë figura publike izraelite kundër ligjit për dënim me vdekje të palestinezëve
Reporteri i Anadolus mes tre të plagosurve nga shpërthimi i një mine në Siri
Türkiye dhe 7 vende të tjera dënojnë vendimin e Izraelit për "tokë shtetërore" në Bregun Perëndimor
BE-ja dhe blloku Indo-Paqësor synojnë aleancë të madhe ekonomike mes tarifave të ShBA-së
Gjykata zvicerane kufizon mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit me status të mëparshëm në BE
Sekretari amerikan Rubio: Marrëveshja me Iranin nuk është e lehtë
Rusia do të diskutojë çështjet territoriale me Ukrainën në negociatat në Gjenevë
Epsteini ndihmoi pionierin e IA-së në sigurimin e fondeve nga Hong Kongu
Franca në gatishmëri për shkak të rrezikut nga përmbytjet