TÜRKİYE
2 minuta leximi
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e dytë të aktiviteteve
Festivali teknologjik vazhdon të mirëpresë vizitorë në aeroportin "Atatürk të Istanbul". Ashtu si në ditën e parë, edhe në ditën e dytë u vu re interesim i madh nga pjesëmarrësit
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e dytë të aktiviteteve
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e dytë të aktiviteteve / AA
10 orë më parë

Festivali teknologjik "TEKNOFEST Istanbul", edhe në ditën e dytë do të jetë arenë e shumë aktiviteteve, nga garat deri te shfaqjet ajrore.

I organizuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3) dhe me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global i Komunikimit, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, TEKNOFEST, vazhdon të mirëpresë vizitorë në aeroportin "Atatürk" të Istanbulit. Ashtu si në ditën e parë, edhe në ditën e dytë që nga orët e hershme të mëngjesit u vu re interesim i madh nga pjesëmarrësit.

"TEKNOFEST Istanbul" spikat me kategoritë e garave që mbështesin zhvillimin teknologjik në fusha kritike ndërsa në 58 kategori kryesore dhe 137 nënkategori, ekipet që kanë kaluar fazën paraprake do të përfitojnë mbështetje financiare me vlerë mbi 85 milionë lira. Ekipet fituese do të marrin gjithsej mbi 65 milionë lira shpërblime.

Në garat teknologjike të "TEKNOFEST Istanbul" kanë aplikuar më shumë se 565 mijë ekipe dhe 1 milion e 100 mijë garues që duan t’i shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet.

Nga shfaqjet ajrore deri te koncertet

Deri më sot, TEKNOFEST ka mirëpritur afërsisht 11 milionë vizitorë dhe ofron aktivitete për çdo moshë: nga fëmijët e vegjël e të rinjtë, deri te familjet dhe pasionantët e teknologjisë.

Festivali përfshin shfaqje ajrore, koncerte, shfaqje në skenë, punëtori edukative, hapësira për përvoja me simulim, planetarium, shfaqje shkencore, Tunelin e Kohës TEKNOFEST, ekspozitë të mjeteve kombëtare detare, tokësore dhe ajrore, si dhe mundësi për studentët që të provojnë për herë të parë fluturimin.

Këngëtari Kıraç do të takohet me adhuruesit e muzikës më 19 shtator, në orën 19:00, në skenën e festivalit.

SOLOTÜRK dhe Yjet Turke në qiell

"TEKNOFEST Istanbul" do të jetë gjithashtu skenë e shfaqjeve ajrore të industrisë së aviacionit dhe mbrojtjes. Në ditën e dytë të aktivitetit, krahas ekipeve të SOLOTÜRK dhe Yjet Turke, do të ketë edhe shfaqje fluturimi nga avionët luftarakë F-16.

Në festival do të marrin pjesë gjithashtu helikopterë ATAK, avioni Hürkuş dhe dronët ANKA, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI.

Pjesëmarrja në TEKNOFEST Istanbul është falas, ndërsa vizitorët duhet të regjistrohen onlajn për hyrje. Orari i hyrjes dhe daljes në zonën e festivalit është nga ora 09:00 deri në 19:00.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë