TÜRKİYE
3 minuta leximi
Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes, Duran: Izraeli është një regjim shkatërrues që ushqehet me kaos
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes organizoi një panel në Ankara me temën “Gaza, testi i vërtetë i njerëzimit”.
Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes, Duran: Izraeli është një regjim shkatërrues që ushqehet me kaos
Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes, Duran: Izraeli është një regjim shkatërrues që ushqehet me kaos / AA
8 orë më parë

Drejtori i Komunikimeve e Türkiyes, Burhanettin Duran, tha se “bota ka një problem me Izraelin”, duke e përshkruar atë si një regjim shkatërrues që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe “ushqehet nga kaosi e jo nga rendi”.

Deklaratat e Duranit u bënë të mërkurën gjatë panelit “Gaza, testi i vërtetë i njerëzimit”, i cili u mbajt në Drejtorinë e Komunikimeve në Ankara dhe ku morën pjesë diplomatë, akademikë dhe përfaqësues të mediave.

Në fjalimin e tij kryesor, Duran theksoi qëndrimin e palëkundur të Türkiyes nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan: sigurimi i një armëpushimi të përhershëm, garantimi i dërgimit të ndihmës humanitare dhe themelimi i një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet mbeten prioritetet kryesore.

Ai nënvizoi se “komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta injorojë më realitetin shkatërrues të veprimeve të Izraelit, të cilat kërcënojnë si stabilitetin rajonal ashtu edhe atë global.”

Mbajtja e Gazës në agjendën botërore

Duran theksoi rolin qendror të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes në mbështetje të Palestinës në “frontin e komunikimit”.

Duke mobilizuar të gjitha mjetet e medias moderne dhe diplomacisë, ai tha se Drejtoria siguron që “e vërteta e Gazës të mbetet në agjendën botërore.”

Ai theksoi përpjekjet që variojnë nga ekspozimi i mbi 250 rasteve të dezinformimit izraelit deri te botimi i revistave të dedikuara dhe organizimi i konferencave, ekspozitave dhe turneve për shtyp ndërkombëtare.

“Komunikimi për ne nuk është vetëm një ushtrim intelektual, por një çështje ndërgjegjeje,” tha Duran. “Ne përpiqemi ta zgjojmë busullën morale të botës dhe të sigurojmë që veprimet e Izraelit të regjistrohen për historinë.”

Media në vijën e parë

Duran bëri një nderim të veçantë për shtypin turk, duke përmendur veçanërisht TRT-në dhe Agjencinë Anadolu për mbulimin e tyre të gjerë. Pavarësisht dhunës dhe pengesave, gazetarët turq “nuk e braktisën kurrë rolin e tyre si zëri i Gazës.”

TRT Haber transmetoi mbi 20.000 raporte nga Gaza, ndërsa TRT World ia kushtoi gjysmën e kohës së transmetimit Palestinës dhe Gazës, theksoi ai.

Agjencia Anadolu prodhoi gati 144.000 lajme në 13 gjuhë, së bashku me 200.000 foto dhe 15.000 video, shumë prej të cilave tashmë shërbejnë si prova në procedurat ligjore ndërkombëtare.

Platforma digjitale turke Tabii hapi një seksion të titulluar “Historitë e Palestinezëve”, si kundërpërgjigje ndaj censurës në platformat ndërkombëtare të transmetimit.

Drejtoria e Komunikimeve ka përfunduar gjithashtu një libër që dokumenton gazetarët e vrarë në Gaza, duke theksuar se Izraeli kishte shënjestruar me qëllim gati 300 punonjës të medias, të cilët kishin vetëm një mision: “të tregonin të vërtetën.”

“Lëvizja e ndërgjegjes”

Duran kritikoi “standardet e dyfishta” të Perëndimit në mbulimin mediatik, duke akuzuar mediat kryesore përanshmëri dhe bashkëpunim në dezinformim.

Në kontrast, ai e paraqiti shtypin dhe institucionet e komunikimit të Türkiye si udhëheqëse të një “lëvizjeje globale të ndërgjegjes.”

“Forcat izraelite mund të thyejnë kamerat e gazetarëve tanë,” tha Duran, duke cituar presidentin turk, “por nuk mund ta pengojnë të vërtetën të dalë në dritë.”

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë