TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Myslimanët nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre mbi Kudsin Lindor
"Askush nuk mund të na pengojë të qëndrojmë përkrah popullit të shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet brutale të Izraelit", tha presidenti i Türkiyes, Erdoğan.
Erdoğan: Myslimanët nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre mbi Kudsin Lindor
Erdoğan: Myslimanët nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre mbi Kudsin Lindor / AA
7 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua sot se nuk do të bëjnë asnjë hap prapa nga të drejtat e tyre mbi Kudsin Lindor si myslimanë.

"Ne nuk do të lejojmë që Kudsi të ndotet nga duar të papastra. E di që pakënaqësia e admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë", tha Erdoğan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes në Ankara.

Erdoğan theksoi mbështetjen e palëkundur për Gazën, duke thënë: "Askush nuk mund të na pengojë të qëndrojmë përkrah popullit të shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet brutale të Izraelit".

"Do të qëndrojmë të vendosur sot dhe nesër kundër atyre që kërkojnë ta shndërrojnë rajonin tonë në det gjaku dhe atyre që nxisin paqëndrueshmëri në gjeografinë tonë", tha ai.

Presidenti turk riafirmoi gjithashtu se Ankaraja do të vazhdojë të mbetet në solidaritet të plotë me ata që janë shënjestruar nga banditizmi izraelit, nga Siria në Jemen, nga Libani në Katar.

"Ata që besojnë se mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt me shtypje dhe gjenocid, me koston e jetës së fëmijëve të pafajshëm, do të mbyten në gjakun që kanë derdhur", shtoi Erdoğan.

"Terrorizmi - qoftë nga grup apo shtet - është një paralizë mendore. Kjo paralizë e përgjakshme që ka kapur rajonin do të thyhet", tha Erdoğan, duke iu referuar Izraelit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë