Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një seri takimesh dypalëshe në margjina të Samitit të Jashtëzakonshëm Arab-Islamik të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Liga Arabe në Katar.
Gjatë samitit në Doha, Erdoğan u takua me Kryeministrin e Irakut Mohammed Shia al-Sudani, Presidentin e Somali Hassan Sheikh Mohamud, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, dhe Presidentin e Sirisë Ahmed Shara.
Në takime, presidentit Erdoğan u shoqërua nga zyrtarë të lartë turq, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalin, Shefin e Komunikimeve të Presidencës Burhanettin Duran, Këshilltarin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëspresidentin e Partisë AK Halit Yerebakan.